Shoqëria shqiptare ka pësuar ndryshime në dekadat e fundit. Hasim shpesh të moshuar të braktisur nga fëmijët e tyre. Opinioni publik u trondit nga rasti i Fadil dhe Lumturie Manes, çifti i 82-vjeçarëve nga Korça.
“Do të vijë dita kur edhe fëmijët e tyre kështu do ia bëjnë. Do i përzënë siç i përzunë këta prindërit. Nuk përzihet prindi që të ka rritur me sakrifica. Nuk lihen prindërit në atë gjendje”, thonë qytetarët.
Ngjarja e dy të moshuarve në Korçë nuk është e vetmja. Ajo u bë më e bujshmja, por tre dekadat e fundit shoqëria shqiptare po ndryshon me shpejtësi.
Sociologët shpjegojnë se familja është duke ndryshuar, nga ajo e madhja me disa breza, te më e vogla. Nën një çati tani jetojnë më pak persona. Migrimi ka bërë punën e tij, por edhe gjendja ekonomike.
Familjet po ndahen dhe ndërsa disa gjejnë zgjidhje në azil apo duke punësuar kujdestarë për të moshuarit, disa zgjedhin rrugën më të keqe të mundshme, siç ndodhi me Fadilin dhe Lumturinë.
Top Channel