Pavarësisht deklaratave të Ruçit për zgjidhje brenda vitit të krizës së gjykatave dhe ftesës për bashkëpunim ndaj opozitës, kjo e fundit ka një arsye për të mos besuar.
Në rendin e ditës për të enjten që vjen është futur propozimi e paradisamuajve të PS, që i jep të drejtë Kuvendit të shqyrtojë provat për kërkesat për imunitetin.
“Duke rikthyer parlamentin në gjykatë, rrëzon reformën në drejtësi dhe heq çdo mundësi që “peshqit e mëdhenj” të arrestohen nga drejtësia, qoftë edhe ajo e reformuar dhe të mbrohen ashtu siç bënë me Saimir Tahirin. Edi Ramës i intereson pikërisht kjo dhe jo më kot priti 6 muaj, për ta sjellë pikërisht sot, kur Bashkimi Europian na ka mbyllur derën”, deklaroi Oerd Bylykbashi.
Por Taulant Balla deklaroi se planifikimi në kalendar është thjesht një mbartje nga e shkuara, sa kohë që grupi i punës me deputetë të PS, PD dhe LSI nuk ka një projekt final. Puna thotë Balla ishte ndërprerë për shkak të bojkotit të punës parlamentare nga opozita.
Top Channel