Raporti për trafikimin e qenieve njerëzore, kritikon “tolerancën zero” të Trumpit

29/06/2018 01:08

Një raport i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për trafikimin e qenieve njerëzore, paralajmëroi të enjten se ndarja e fëmijëve nga familjet e tyre i bën ata objektiva të lehtë për trafikantët, duke ngritur pikëpyetje rreth politikës së administratës Trump për ndarjen e fëmijëve dhe prindërve emigrantë, që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin amerikan-Meksikë.

Raporti vjetor i trafikimit të qenieve njerëzore vëzhgoi 187 shtete dhe territore dhe i renditi ato në katër nivele. Në një seksion të veçantë, Departamenti i Shtetit tha se fëmijët duhet të hiqen nga familjet e tyre vetëm kur kjo shihet si një “mjet i përkohshëm i fundit”.

John Sifton, një drejtor i Human Rights Watch, tha se raporti “është një aktakuzë e politikave të administratës së Trump në lidhje me azilkërkuesit dhe të tjerët që kërkojnë hyrjen në Shtetet e Bashkuara”.

Që nga prilli, më shumë se 2,300 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre si rezultat i politikës së “tolerancës zero” të presidentit amerikan Donald Trump për emigrantët e paligjshëm. Fëmijët u mbajtën në strehimore ndërsa prindërit e tyre prisnin që rastet e tyre të dëgjoheshin nga një gjykatës.

I ballafaquar me kritika brenda dhe jashtë vendit, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 20 qershor, duke kërkuar që familjet të mbahen të mbyllura së bashku për kohëzgjatjen e procedurave ligjore, por shumë njerëz vijojnë të qëndrojnë të ndarë, për shkak të burokracive ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA