Militantët islamikë, të armatosur me armë të rënda dhe eksploziv, sulmuan selinë e një reparti ushtarak afrikan në Malin qendror, duke lënë të paktën gjashtë vetë të vdekur.
Agresorët u futën me një automjet të blinduar, të mbushur me bomba dhe sulmuan kompleksin në qytetin Sevare, ndërsa shkëmbyen edhe zjarr me trupat malianë dhe luftuan për të hyrë në ndërtesë.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë mbetjet e djegura të një automjeti, një krater dhe muret e goditura të ndërtesave, të cilat përdoren nga “G5 Sahel”, një forcë rajonale e krijuar vitin e kaluar për të çrrënjosur xhihadistët në rajonin gjysmë të thatë, Sahel, të Afrikës Perëndimore.
Një zëdhënës i forcave të G5, i cili përbëhet nga ushtarë nga Mali, Niger, Burkina Faso, Çad dhe Mauritania, tha se dy ushtarë dhe katër agresorë humbën jetën gjatë përplasjes me armë.
Top Channel