Lajmet kryesore të ditës, 29/06/2018 – 13:00

29/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë.
Për më tepër ndiqni videon:

RAMA: 12 MUAJ KOHË, JO PROVË

12 muajt në vijim do të jenë pune përgatitore, për çeljen e negociatave tha kryeministri Rama në takimin me strukturat e integrimit në Ministrinë e Europës dhe punëve të jashtme.

 

ARRIHET MARRËVESHJA PËR EMIGRANTËT

Marrëveshja për emigrantët u arrit mes vendeve të Bashkimit Europian dhe sipas paktit, qendrat pritëse mund të ngrihen në bazë vullnetare në secilin vend të BE.

 

DASH: SHQIPËRIA NUK PËRMBUSH STANDARDET

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi Raportin për Trafikimin e Qenieve Njerëzore në të cilin thuhet se Shqipëria nuk i përmbush plotësisht standardet minimale.

 

SULMI NË REDAKSI, GAZETA NXJERR NUMRIN E RADHËS

Nje dite pasi një person i armatosur mësyu ambjentet e gazetës Capital Gazette e vrau 5 vete, stafi nxori numrin e radhës, si për të treguar se ngjarja nuk do ta zmbrapsë nga vullneti për te bere punën.

 

LUIZA GEGA TRIUMFON NË LOJËRAT MESDHETARE

Luiza Gega u rendit e para në Lojërat Mesdhetare, në Terragona të Spanjës në disiplinën e 3000 metrave me pengesa duke regjistruar kohën më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA