Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Emigracioni është kthyer në një temë dite gjatë samitit të bashkimit Europian, që po zhvillohet në Bruksel. Kjo çështje ka shkaktuar përçarje të mëdha në Union, gjë që e ka pranuar edhe shefi i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
Protagoniste është Italia, që është shprehur qartë se Jugu i BE-së është i pari që përballet me fluksin e emigrantëve dhe se vetë unioni e ka lënë të vetëm në këtë betejë.
Kështu mbrëmjen e të enjtes, Giuseppe Conti i befasoi të gjithë në pjesëmarrjen e tij të parë në Samit, pasi vendosi të mos firmosë një deklaratë të përbashkët të bashkimit Europian.
Në këtë mënyrë ai detyroi drejtuesin e takimit të nivelit të lartë Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker të anulonin një konferencë shtypi të planifikuar për të mbrëmjen e të enjtes.
Conte, kreu i një qeverie të re euroskeptike që përfshin lëvizjen “5-Yjet” dhe Ligën e ekstremit të djathtë, kërkon që shtetet e tjera të BE ndajnë kostot dhe barrën e trajtimit të emigrantëve që janë shpëtuar në Mesdhe.
Masa e tij erdhi pasi udhëheqësit zhvilluan bisedime mbi një sërë çështjesh nga siguria dhe mbrojtja, deri te vendet e punës, rritja dhe konkurrenca.
Top Channel