Numri i pasagjerëve të transportit ajror, Rama: Rritje mbresëlënëse!

28/06/2018 08:47

Kryeministri Rama e nisi ditën e sotme në profilin e tij në “Facebook” me postimin e disa shifra të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në lidhje me numrin e pasagjerëve të transportit ajror.

Në grafikun e publikuar nga Kryeministri bëhet një krahasim i numrit të pasagjerëve të transportit ajror të 6 viteve të fundit, të cilët janë shtuar me gati 400 mijë krahasuar vitin 2018 me 2013 në periudhën janar-maj.

Rama shkruan se hyrjet e të huajve në vendin tonë gjatë kësaj periudhe janë rritur me 9.7 përqind në 2018 gjatë periudhës janar-maj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Me këto tregues të rritjes mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror, si edhe me lajmin e mirë që në 5 muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA