Negociatat për BE, qeveria merr mesazh urimi nga Socialdemokratët Evropianë
28/06/2018 17:17
Qeveria shqiptare ka marrë një mesazh urimi nga Socialdemokratët Evropianë për qëndrimin e vendeve anëtare në lidhje me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Qeveritë në Shqipëri dhe Maqedoni mundësuan caktimin e një date për negociatat. Zoran Zaev dhe Edi Rama e kanë fituar rrugën e tyre drejt BE-së”, lexohet në mesazhin e Socialdemokratëve Europianë.
“Përpjekjet e dy qeverive për negociatat e pranimit në BE po japin frytet e tyre”, shton më tej mesazhi i urimit.
Top Channel