Pas ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, fjalën e mori Luan Rama në Kuvend, i cili përsëriti edhe një herë atë që kishte thënë më parë për mediat sa i përket negociatave, duke u shprehur se për to nuk ka një datë dhe nëse është e kundërta, tha Luan Rama, atëherë unë jap dorëheqjen.

“Shpreh keqardhje për atë që është demonstruar nga ministri i Jashtëm këtu. Dhimbja është njerëzore dhe lajthitja është njerëzore gjithashtu. Kryeministri i pari, qeveria, edhe ne deputetët, duhet të kërkonim ndjesë që nuk morëm vendimin për çeljen e negociatave. Sot duhet të ishte një ditë reflektimi dhe kryeministri duhet të vinte me një ofertë politike që të programojë veprimin tonë, të gjithëve bashkë, se çfarë do të bëjmë deri në qershorin e 2019. Por edhe kjo nuk është një datë. Nuk ka një datë për çeljen e negociatave dhe nëse rekomandimi ka një datë, unë jam dorëheqjen sot ose këtë ta bëjë kryeministri. Kjo është ajo që ne duhet të themi këtu përballë shqiptarëve”, tha Luan Rama.

Më tej, deputeti i LSI, u shpreh se nëse do të bëhet e njëjta gjë edhe gjatë kësaj periudhe deri vitin e ardhshëm, atëherë sërish negociatat nuk do të hapen tha ai.

“Në vend të reflektimit, ne bëmë më të lehtë, duke e drejtuar gishtin te tjetri pa e drejtuar gishtin të vetja”, tha Luan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA