Kuvend/Mazhoranca, procedurë të përshpejtuar për pr/ligjin e Teatrit Kombëtar

28/06/2018 17:38

Mazhoranca futi me procedurë të përshpejtuar projektligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar, gjë që u kundërshtua me forcë nga opozita.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se mazhoranca po kërkon “të vjedhë 205 milionë euro me një dorë, duke shkatërruar Teatrin Kombëtar”.

“Doni ta bëni vjedhjen me ligj dhe procedurën e ligjit e shkelni. Kaq në nxitim jeni për të vjedhur. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat paqes sociale në vend”, tha Basha.

Ndërsa Luan Rama i LSI-së deklaroi: “Të tërhiqet procedura e përshpejtuar për këtë projektligj. Teatri nuk është çështje procedurash apo kartonash”.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi u përgjigj se projektvendimi ka qenë që në momentin që është miratuar rendi i ditës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi u shpreh se “kjo është vjedhje publike”.

“Prona publike po vidhet dhe po i jepet privatit. Akti është hartuar që kryeministri, ministri dhe kryebashkiaku mos të mbajnë përgjegjësi. Kur shqiptarët prisnin hapjen e negociatave, Rama përgatiste vjedhjen e pronës publike, vjedhjen e 250 milionë eurove”, tha Vokshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA