Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Hetimet mbi një ndërhyrje të supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 2016-ën, vijojnë, ndërsa tashmë kanë dalë në skenë fakte të tjera.
Prokurori Robert Mueller se pas një kërkimi të bërë të mërkurën, u zbuluan lidhje të reja dhe shumë më të forta mes ish menaxherit të fushatës së Trumpit, Paul Manafort dhe Kremlinit.
Nga rishikimi i deklaratave tatimore u gjet se një kompani e drejtuar nga Manafort dhe bashkëshortja e tij, kishin marrë një hua prej 10 milionë dollarësh, nga një oligark rusi i identifikuar si Oleg Deripaska.
Ky i fundit është një njeri mjaft afër Kremlinit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa ishte pjesë e listës së oligarkëve rusë që u sanksionuan nga ShBA-të në prill të këtij viti.
Dokumentet e reja u zbuluan në apartamentin e Manafort, që aktualisht mbahet në burg dhe vetëm në fillim të kësaj jave u dha autorizimi për kontroll në shtëpinë e tij.
Top Channel