26/12 20:27
Një gjykatë kineze dënoi me vdekje në një fushë sportive, përpara qindra personave, dy trafikantë droge dhe ekzekutimi u krye po në këtë qendër sportive, në Haikou, në provincën e Hainanit.
Shumë nga spektatorët e publikut prej 300 personash ishin studentë të rinj, që ishin sjellë për të parë ekzekutimin me uniformat e shkollës.
Ky ekzekutim ishte pjesë e fushatës në Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogën.
Krimineli i parë, 39-vjeçari Cai Liqun, u shpall fajtor për shitje metamfetamine dhe magu, që është një përzierje metamfetamine me kafeinë, një lloj i ri droge në Kinë.
Krimineli tjetër, 36-vjeçari Huang Zhengye, u shpall fajtor për transportim dhe shitje metamfetamine.
Top Channel