PD: Dëgjesë me Veliajn për Teatrin Kombëtar
27/06/2018 19:13
Opozita i rikthehet kërkesës për seancë dëgjimore me kryebashkiakun Erion Veliaj në Komisionin Parlamentar të Kulturës, lidhur me ligjin e posaçëm për projektin dhe ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.
Partia Demokratike akuzon Veliajn si negociator për ligjin që shemb teatrin dhe i jep falas privatit territorin e tij dhe prona të tjera shtetërore për të ndërtuar kulla.
Veliaj është thirrur në komision më 4 korrik për të diskutuar se si do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar.
Top Channel