Rreziqet e stinës; Gjirokastër, shtohet fluksi nga pickimet në urgjencë

26/06/2018 12:00

Vera ka nisur herët këtë vit dhe për pasojë duket se fluksi i pickimeve nga insektet gjatë punës në bujqësi është më i madh se zakonisht. Këtë e dëshmojnë edhe shtrimet në urgjencën e spitalit Gjirokastër.

Rastet e pickimeve nga bleta kryesojnë listën e emergjencave shëndetësore në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Një e treta e pacientëve pas marrjes së shërbimit në urgjencë shtrohen në spital për mjekim të mëtejshëm. Në ndryshim nga vitet e tjera kur periudha e korrjes së barit shoqërohet me pickime të merimangës së zezë dhe kafshimet e gjarpërinjve këtë vit pacientët e alergjive prej bletëve janë me dhjetëra.

Çdo ditë mesatarisht 60 persona, kryesisht prej pickimeve dhe nga zonat rurale bujqësore paraqiten në urgjencën e spitalit dhe disa prej tyre në gjendje kritike.

“Predonimojnë pickimet nga merimangat, që janë me të vërtetë vdekje prurëse. Deri tani në spitalin e Gjirokastrës kemi pasur disa raste, nga merimanga deri tani nuk kemi pasur asnjë rast. Për dy muaj të kesh 2 pickime nga gjarpri është mëse normale, më së shumti kanë qenë pickime nga bletët”, u shpreh Thanas Bashari, mjek i urgjencës.

Mjekët thonë se janë regjistruar 2 raste të kafshimeve nga gjarpri por tërheqin vëmendjen për kujdes nga pickimi i merimangës së zezë, praninë e së cilës e konfirmojnë fermerët. Rastet e evidentuara vitin e kaluar me këtë patologji kanë rrezikuar jetën dhe mundësia e mbijetesës është minimale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA