Ndryshon moti në Londër, rekord ditësh të nxehta

26/06/2018 10:08

Londra ka qenë për shumë kohë në perceptimin e përgjithshëm sinonim i motit të paqëndrueshëm.

Imazhit të xhentellmenit që shëtiste rrugëve të kryeqytetit britanik, ka qenë e pamundur të mos i bashkëngjisje një çadër në dorë. Por vitet e fundit kjo ka ndryshuar shumë.

Ndërsa këto ditë qershori në Shqipëri rikthyen të ftohtin që na detyroi të nxirrnim nga dollapi xhaketat, Anglia të hënën përjetoi ditën më të nxehtë të vitit.

Në disa pjesë të jugut të saj, termometri shënoi 33 gradë Celsius, çka e bënte më ngrohte se në Rio de Zhaneiro. Në Lançashire madje pati edhe zjarre, të cilat gjatë natës u arrit të viheshin nën kontroll.

Çudia më e madhe u regjistrua në Edinburgh, ku trotuaret nisën të ngriheshin e të çaheshin. Sipas mediave vendase, e gjithë kjo ishte pasoje e te nxehtit. Për adhuruesit e plazhit kjo ishte padyshim një ditë që nuk duhej humbur. Kush pati mundësi të lëvizte iu drejtua bregdetit.

Metereologët thonë se temperaturat pritet të jenë mbi mesataren përgjatë gjithë ditëve në vazhdim, ku ato me të nxehtat duket se do të jenë e mërkura dhe e enjtja.

Qielli i pastër Kristal do të shoqëroje vendin edhe gjatë fundjavës shprehen ekspertet dhe vetëm nga weekendi i ardhshëm mund të shfaqet ndonjë rrezik për shi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA