Ndalimi i udhëtimeve, Gjykata e Lartë mbështet Trumpin

26/06/2018 17:28

Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi në favor të administratës “Trump” në kuadër të ndalimit të udhëtimit, që prek njerëz nga disa vende me shumicë myslimane.

Gjykatat e shkallëve më të ulëta e kishin cilësuar ndalimin antikushtetues, por Gjykata e Lartë rrëzoi vendimet e tyre.

Ndalimi i udhëtimeve nuk lejon shumicën e njerëzve nga Libia, Irani, Somalia, Siria dhe Jemeni, që të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

Rrëzimi i vendimeve të gjykatave të tjera nga ajo e Lartë, shihet si një fitore për administratën “Trump”, megjithëse ndalimi i udhëtimeve është kritikuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut dhe organizata e refugjatëve.

Këto të fundit e cilësuan vendimin, si një nga dështimet më të mëdha të kësaj gjykate. Por, sipas gjykatës, ndalimi i udhëtimeve nga vende të caktuara është brenda autoritetit presidencial.

Në lajmërimin e gjykatës shkruhet se, qeveria ka paraqitur justifikime të mjaftueshme për sigurinë kombëtare, që e bëjnë ndalimin e udhëtimeve të kalojë rishikimin.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, presidenti Trump nxitoi ta publikonte atë në “Twitter”, duke i bërë publicitet fitores së radhës në sallat e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA