Rama: Samiti i BE shpoi “tullumbacen” për kamp refugjatësh në Shqipëri

25/06/2018 09:58

Përmes një statusi në “twitter” kryeministri Edi Rama shprehet se në Samitin e BE të zhvilluar një ditë më parë kanë marrë fund edhe aludimet për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë pêr Kampin në Shqipëri!Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media,s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët.Mos t’ua harrojmë këtë turp”, shkruan Rama në Tëitter.

Përgjatë javës së shkuar kryeministri është shprehur disa herë për këtë cështje, duke e cilësuar lajmin për ngritjen e kampeve të refugjatëve nga vendet e lindjes së mesme si të rremë.

Në bisedimet urgjente në Bruksel, një grup prej 16 vendesh, kryesuar nga Franca dhe Gjermania, debatuan se kush duhet ta mbajë përgjegjësinë për emigrantët që mbërrijnë në Evropë. Numri i të ardhurve në Evropë ka rënë në mënyrë të konsiderueshme këtë vit, por trazirat politike në bllok në lidhje me këtë çështje janë rritur. Partitë antiemigrantë dhe qeveritë në Hungari dhe Itali kanë ushqyer frikën e publikut nga të huajt dhe kanë fituar mbështetje duke e bërë këtë.

BE-ja është e gatshme që të ndezë dritën jeshile për ngritjen e qendrave të përkohshme në Algjeri, Egjipt, Libi, Marok, Nigeri dhe Tunizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA