Harley Davidson “zhvendoset” nga SHBA-të për të shmangur tarifat e BE-së

25/06/2018 23:40

Kompania e njohur e prodhimit të motorëve, Harley Davidson njoftoi paraditen e të hënës se do të zhvendoste në një tjetër shtet jashtë SHBA-ve, prodhimin e motorëve për eksport në Europë.

Ky hap ndërmerret nga kompania, pasi synon të shmangë tarifat prej 25 % të vendosura nga BE-ja, në kundërpërgjigje të atyre të vendosura më herët nga Donald Trump.

Aksionet e Harley Davidson pësuan një rënie me 5 % gjatë ditës së sotme, ndërsa nga kompania treguan se kundërpërgjigja e BE-së do të rriste me 2200 dollarë koston e një motori, duke e bërë të papërballueshëm për qytetarët europianë.

Zhvendosja e linjave të prodhimit, është një pasojë e paqëllimshme e vendimit të Trump, që do të imponojë këtë muaj tarifa të reja mbi çelikun dhe aluminin evropian, si një masë e projektuar për të mbrojtur vendet e punës në Shtetet e Bashkuara.

Kompania tha se nuk do të rriste çmimet me pakicë ose me shumicë për shitësit e saj dhe pret që tarifat të rezultojnë me kosto shtesë prej $ 30 milion deri në 45 milionë dollarë për pjesën tjetër të vitit 2018.

“Harley-Davidson beson se rritja e jashtëzakonshme e kostove, nëse kalon te tregtarët e saj dhe konsumatorët me pakicë, do të kishte një ndikim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në biznesin e saj në rajon”, tha kompania.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA