Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin Parlamenti holandez votoi për t’i bllokuar qeverisë dritën jeshile të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por në Holande jo të gjithë e mendojnë njësoj.
Në një artikull për Financial Times, Willem van Nieuwkerk, drejtor i qendrës për bashkëpunim ligjor në Hagë, thotë se Bashkimi Europian duhet t’i mbrojë reformat e Shqipërisë, e jo t`i hedhë tutje.
Mes debateve politike mbi Brexit-it, emigracionin dhe luftën kundër terrorizmit, blloku shprehet ai, mezi e ka venë re axhendën reformuese që po ndiqet në Republikën e Shqipërisë e që në thelb, po tregon se rrënjosja dhe rritja e besimit tek sundimi i ligjit, është e mundur në një ish-shtet totalitar.
“Fatkeqësisht, megjithë rolin e disa eksperteve holandeze, përfshirë dhe atyre të organizatës time ne zhvillimin e këtyre reformave, parlamenti bëri një lëvizje pas, të cilës me sa kuptoj unë, qëndrojnë presionet e politike holandeze. Nuk mundem përveçse të ndiej keqardhje për implikimet ndërkombëtare dhe pasojat e mundshme mbi vetë Shqipërinë”, është komenti i Nieuwkerk.
Ai kujton sesi në samitin e fundit të Bashkimit Europian në Sofje, reformat e Shqipërisë u përshkruan si “të guximshme” dhe përpiqet të tregoje sa e vështirë është për një ëe huaj të kuptoje realisht shkallën e vështirësive të një programi të tillë reformues.
Ajo qe Nieuwkerk përpiqet të theksojë është se ai dhe të tjerë besojnë se modeli i Shqipërisë do të funksionojë e do të jetë i suksesshëm, por mund të duhet pak kohë teksa hap pas hapi, kombinimi i ndryshimeve strukturore me ndikim të gjerë me bashkëpunimin operativ në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të gjyqësorit, po ndihmojnë në ndërtimin e besimit tek shteti ligjor.
Top Channel