Basketbollistja e njohur Valentina Vignali po shijon pushimet, por nuk mund të rrijë indiferente edhe ndaj kampionatit botëror.
Bukuroshja italiane ka qenë e ftuar në një studio sportive, ku për më tepër ka dhënë edhe mendimin e saj në lidhje me “Rusi 2018”.
“Duke qenë se Italia nuk është këtë edicion, unë kam zgjedhur të bëj tifo për Portugalinë, sepse adhuroj Cristiano Ronaldon si sportist”, tha Vignali.
Gjithsesi kjo deklaratë nuk kaloi pa ngacmime për bukuroshen nga Rimini, e cila u pyet nëse do të mirëpriste një lidhje me futbollistin portugez.
“Pse jo! Mendoj se do të ishim një çift fantastik, jo vetëm në sport. Gjithsesi, nëse do ishim bashkë, do bëhesha më e famshme se Ronaldo, në rrjetet sociale”, tha basketbollistja.
Top Channel