Malësia e Madhe e ka çelur sezonin turistik, me një atmosferë festive, të organizuar në një nga destinacionet më të preferuara malore, në Razëm. Përveç drejtuesve lokalë dhe operatorëve turistikë, të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues të Bashkimit Europian, në vendin tonë.

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian tha se Brukseli dëshiron ta shohë Shqipërinë në familjen e madhe europiane, dhe se do të investojë 40 milion euro për zhvillimin lokal të turizmit në Shkodër, Korçë, Berat dhe Fier si dhe 71 milionë euro për agroturizmin.

Malësia e Madhe është pjesa më veriore e Shqipërisë, në qarkun e Shkodrës. Për shkak të pozicionit gjeografik, ajo ofron një ansambël të mahnitshëm pikash turistike si në verë edhe në dimër, duke mundësuar turizëm gjatë 12 muajve të vitit. Zonat malore në Malësinë e Madhe shihen me prioritet edhe për zhvillimin e turizmit alpin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA