Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi nga Kamza se vepra e dytë e programit 1 miliardë euro, rruga Thumanë-Kashar fillon brenda vjeshtës së këtij viti. Aksi me vlerë 240 milionë euro do të ndërtohet me fonde private për tu shlyer më pas me këste nga qeveria.

“Besoj se do të fillojë ndërtimi në shtator dhe është një aks i cili do të sjellë lehtësi të madhe të trafikut, për qytetet e Kamzës dhe Tiranës”, deklaroi ministri Gjiknuri.

Gjatë takimit me banorët e Kamzës, kreu i infrastrukturës akuzoi kryetarin e bashkisë se ka refuzuar bashkëpunimin me qeverinë për t’i dhënë zgjidhje trajtimit të mbetjeve.

“Ne po ndërtojmë incenerator në Sharrë. Nuk ka pse mbetjet e Kamzës të mos trajtohen bashkë me ato të Tiranës, duke zgjidhur përfundimisht këtë problem. Por bashkia nuk ka pranuar, edhe pse ne i jemi drejtuar disa here”, tha Gjiknuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA