Femrat saudite lejohen zyrtarisht nga sot të drejtojnë një automjet, pas heqjes së një kufizimi kontroversial prej dekadash të tëra, që e bënin mbretërinë arabe të vetmin në botë në këtë drejtim.

Ndryshimi në fjalë u njoftua që prej shtatorit të vitit të kaluar, ndërsa leja e parë e drejtimit për një femër u lëshua vetëm në fillim të këtij muaji.

Arabia Saudite ishte i vetmi vend në botë ku femrat nuk mund të drejtonin automjete, ndërsa familjarëve u duhej të punësonin shoferë private për të çdo të afërme femër.

Gjithsesi, lëvizja vjen mes një fushate të intensififikuar ndaj aktivistëve që kanë bërë fushatë për të drejtën për të drejtuar një automjet.

Të paktën 8 gra, aktiviste për këto të drejta, janë arrestuar dhe mund të përballen me gjykimin në një gjykatë antiterrori, e rrezikojnë dënime afatgjata për aktivitetet e tyre, siç thekson grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International”.

Kjo organizatë ka bërë gjithashtu thirrje për reforma më të gjera në Arabinë Saudite, aty ku femra mbetet ende subjekt i ligjeve të kujdestarisë nga një mashkull.

Dhjetëra femra u arrestuan për drejtim të paligjshëm në Rijad në vitet 1990, ndërsa disa të tjera kanë sfiduar ligjet duke publikuar video teksa drejtonin në timon në vitin 2008, e mes viteve 2011-2014. Por tashmë, mijëra gra do ta kenë fatin të zbresin sërish në rrugë, pa u ndalur nga autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA