Vriten 45 militantë të ISIS, mes tyre edhe udhëheqës të lartë

23/06/2018 23:54

Të paktën 45 militantë të ISIS, midis tyre udhëheqës të lartë, raportohet të jenë vrarë në lindje të Sirisë.

Sulmi ajror ka pasur si shënjestër tre ndërtesa të lidhura me një tunel nëntokësor, në Hajin, ku media shtetërore irakiane thotë se takoheshin liderët e Shtetit Islamik.

Zona e luginës së Eufratit është një nga zonat e fundit në Siri, që kontrollohen ende nga ISIS.

Ushtria irakiane ka bashkëpunuar me qeverinë siriane në luftën kundër militantëve, të cilët qëndrojnë ende në zonat përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Dhjetorin e kaluar, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS tha se 98% e territorit të pretenduar se është pasur nën kontroll nga ISIS në Siri dhe në Irak tashmë është rimarrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA