Gjirokastra dhe rrethinat e saj përbëjnë këtë vit një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit të aventurës në vend. Disa grupe të rinjsh të apasionuar pas ecjes dhe alpinizmit organizojnë guida.
Kalërimi sportiv në natyrë mbledh kalorës profesionistë nga e gjithë bota. Ata përshkojnë rrugë dhe shtigje historike në udhëtime një javore që kalojnë nëpër Lunxhëri, Zagori, Pogon, Libohovë, Cepo, disa zona të bregdetit dhe Fushë-Vërri.
Në Gjirokastër e gjithë zona malore që e lidh rrethin me Përmetin e Sarandën mund te eksplorohet me mjete off road.
Fabiola Hasani që menaxhon një agjensi lokale turizmi flet për interesin në rritje për turet me biçikleta, ato me mjete off road dhe interesin për ture kulturore të kombinuara me kulinarinë ku nuk mungojnë edhe problemet.
Gjirokastra numëron një kapacitet të shtuar shtretërish këtë vit, por tendenca e shërbimeve ka filluar të rritet edhe në rrethina.Pëllumb Koko që mbarështon rreth 1000 krerë dele në fushën e Çajupit po e kthen stanin e tij në një stacion kampingu për udhëtarë e vizitorë.
Të apasinuarit pas natyrës dhe aventurës po zbulojnë gradualisht një destinacion kompleks mundësisht që ende ka probleme të infrastrukturës dhe mangësive në shërbime por që këtë vit gjendet bindshëm brenda tregut turistik ndërkombëtar si një ofertë autentike.
Top Channel