Mbi 60% e shqiptarëve nuk blejnë dot rroba të reja. Kjo sipas një anketimi të kryer nga Komisioni Europian në vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria renditet e para në pamundësinë e veshjeve të reja. Për rrjedhojë, shqiptarët orientohen në tregun e rrobave të përdorura, të njohur ndryshe si “Gabi”.
Një prej tregjeve më të mëdha të rrobave të përdorura në Tiranë gëlon nga njerëz të të gjitha moshave. Shumë nuk duan që të identifikohen.
Sipas anketimit, Shqipëria ka çmime pak a shumë të njëjta me ato të vendeve evropiane, por rrogat janë më të ultat në rajon.
“Njerëzit vijnë te “Gabi” se janë fukarenj. Nuk kemi lekë”, thonë qytetarë të ndryshëm.
Megjithëse shqiptarët kanë filluar të dhurojnë rroba nëpër kioskat e verdha që shihen kudo nëpër qytet, prapëseprapë Shqipëria importoi nga jashtë vetëm vitin që kaloi rroba të përdorura me vlerë 24 milionë euro.
Top Channel