Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike shkruan se Rama nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave dhe tashmë vende si Hollanda, Franca dhe Gjermania kanë folur.

“E ka marrë vesh dhe më i humburi në Shqipëri se Hollanda, Franca dhe Gjermania tanimë kanë folur dhe qartë: Rama nuk i ka plotësuar kushtet. Krimi dhe korrupsioni pengojnë hapjen e negociatave. I vetmi që bën sikur nuk ka kuptuar duke luajtur rolin e gomarit të fabulës që thotë : “Jam në ëndërr” është ai vetë, Ali Baba i bandës Tahiri, Habilaj, Xhafaj, Gjiknuri, Dako…”, shkruan Paloka.

Më tej, Paloka shkruan se që të fitojmë Europën duket të largohet Rama. “Zakonisht atyre si Rama shpullat iu bëjnë mirë se ju bashkojnë fijet, por siç duket këto i erdhën me breshëri dhe e rënduan më shumë. Kushdo e ka të qartë sot se që të fitojmë Evropën duhen larguar këta. Asnjë dilemë nuk mund të ketë më”, mbyllet postimi i Palokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA