24/11 17:59
Fotot e mëposhtme tregojnë brezin e fundit të “femrave hundëtapë”, të cilave u mbylleshin hundët nga të vjetrit e fisit në mënyrë që të ishin më pak tërheqëse për tributë e egra fqinje.
Fotot portret tregojnë femrat e tribusë Apatani të Indisë, të cilave u mbushnin hundët në mënyrë që të mos i shkonte mendja njeriu për t’i grabitur.
Shkrepjet janë të fotografit libanez Omar Reda.
“Kam udhëtuar në shumë vende dhe kam fotografuar shumë tribu, por ishte hera e parë që shikoja një modifikim të tillë në hundë. Historia pas këtyre modifikimeve ishte edhe më interesante”, thotë Reda.
Top Channel