21 Qershori njihet si Dita e Selfiet, të rinjtë dhe në mënyrë të veçantë vajzat janë ato që realizojnë numrin e këtyre fotove në dite. Por në Shqipëri ka edhe të moshuar që mund t’ia kalojnë fëmijëve të tyre për shkrepjen e një selfie.

Merr telefonin, buzëqesh dhe bëj një selfie. Ti bësh foto vetes në publik nuk është më kompleks për asnjërin, vajza, djem, gra burra, të moshuar, tanimë asnjë nuk kthen sytë nga ti.

Njerëzit janë familjarizuar me fotot. Të gjithë bëjnë selfie në rrugë, në kafe, parqe, shtëpi, por vendi i preferuar i vajzave mbeten pasqyrat e tualeteve.

E vajzat janë ato që realizojnë dhe numrin më të madh të selfieve në ditë. Por nuk janë të vetmet, edhe 65-vjeçarja, Xhemile Brahimi i pëlqen të fotografojë veten. Selfiet për të janë pasqyrim i momenteve.

Ndërsa xhaxhi Hasan është ekspert i selfieve. Ai ka dy telefona dhe fotot e bëra ua dërgon fëmijëve, të cilët i jetojnë jashtë.

Selfiet nuk i realizojmë vetëm ne shqiptarët, por çdokush në botë, aq sa tashmë kanë një ditë të tyren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA