Të persekutuarit nga komunizmi; Historia e Neside Plakut, babain ia vranë kur ishte 7 vjeç

21/06/2018 20:20

Neside Plaku ishte vetëm 7 vjeç, kur i ati i saj Rexhep Plaku u pushkatua, në kuadër të përndjekjes së sigurimit ndaj faktorit anti-komunist në jugun e vendit. Këtë poezi ajo ja ka kushtuar mallit për të. Ndërsa në ekspozitën me dosjet e viktimave të komunzimit, është ekspozuar edhe historia e Rexhep Plakut.

“Të gjithë vëllezër siç ishin kanë luftuar. Babai është plagosur, është internuar në Selanik dhe është kthyer 6 muaj pasi është liruar Shqipëria, me plagë të hapur. Pastaj është burgosur në 1946, për t’i riburgosur përsëri në 1959, ndërsa u pushkatua në 1961 kur unë isha 7 vjeç”, tregon Niside.

Sot familja e tyre është e lirë nga persekutimi por pesha e një babai të munguar rëndon ende mbi të. Megjithëse sot ekziston një autoritet për hapjen e dosjeve të komunizmit, të dhënat që dokumentojnë goditjen e përqnduar, përndjekjen, rezistencën dhe masat që e pasuan mund të shihen në letër, por të përjetuara ato vështirë të shpjegohen.

“Të gjithë flasin mirë për baballarët, por ai ishte me të vërtetë një baba i mirë. Kishim një nënë që ka vuajtur shumë, na kanë rritur vëllai dhe motrat. Kur nuk ke të drejtë të mbash fotografinë e babait në mure, llogariteni se çfarë të drejtash mund të kishim ne. Do të doja shumë ta kisha edhe një herë babain dhe ta përqafoja”, thotë Neside Plaku, e persekutuar.

Goditja e elementit me kontribute antifashiste në jug të vendit nisi që në vitin 1946, me dënimin e Rexhep Plakut, themelues i batalionit “Çamëria” dhe vijoi në mënyrë të përshkallëzuar me dënimin e admiral Teme Sejkos dhe “grupit të tij” në 1961, që legjitimoi prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Deri në vitin 1973, terrori u shtri në dhjetëra emra e familjet e tyre, duke e shënjuar për disa breza fatin e një bashkësie të tërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA