Ndërsa maturantët presin që të mësojnë notat e provimeve, me sezon janë studentet. Ata thonë se janë në një periudhë të ngarkuar pasi provimet janë shumë pranë njëri-tjetrit. Studentët tregojnë se kanë edhe lëndë që ata mendojnë se nuk do t’iu vlejnë.
Studentët e pothuajse të gjitha fakulteteve janë në sezon provimesh, me përjashtim të disave që e kanë përfunduar tashmë. Pjesa më e madhe e studentëve hezitojnë të flasin para kamerës, megjithëse jashtë saj thonë se provimet zhvillohen njëra pas tjetrës, dhe se nuk kanë kohë për të studiuar.
Por, ka edhe guximtarë, që nuk i tremben kamerës dhe që flasin për problemet në arsim, më tej edhe në tregun e punës
“Është ngarkesë. 7 provime në master janë shumë. Disa lëndë janë kot. Kur të mbarojmë studimet do kërkojmë punë, po ku të punojmë.? Na kërkojnë eksperiencë pune 3-5 vjet, ku ta gjejmë eksperiencën në shkollë??”, shprehen disa prej studentëve.
Megjithëse sezoni i provimeve është periudha më e vështirë për studentët, ka një afat kur ai përfundon. Por, ajo që nuk po mbaron në Universitetin e Tiranës është ngërçi institucional që vazhdon të mbajë peng institucionin. Më keq akoma, në muajin gusht Universitetit të Tiranës i përfundon afati 1 vjeçar i akreditimit, duke ngritur një pikëpyetje të madhe për studentët që diplomohen aty.
“Na bën shumë të pasigurt për të ardhmen, se i bie që po studiojmë në një Universitet që nëse nuk rimerr akreditimin s’do na e njohë as shteti jonë”, thotë një studente.
Top Channel