Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se katër deputetë të PS kanë përfituar tendera prej 78 milionë eurosh.
“Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës. Në një tender pa asnjë konkurent, shoqëria e ish ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke patur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë. Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. 2 deputetët e tjerë të partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro”, u shpreh Lealba Pelinku, Drejtuese e Departamentit Antikorrupsion në PD.
Për Partinë Demokratike, të tilla rekorde korruptive janë një nga pengesat e hapjes së negociatave me BE.
Top Channel