Fshati që po shembet; Në Koculë të Selenicës, mes naftës dhe varfërisë

20/06/2018 19:52

Në Kocul të Selenicës shumë banesa po shkatërrohen. Tërmetet, por më së shumti shembjet e tokës, shkaqet e të cilave janë të shumta, i kanë bërë të pabanueshme disa prej tyre.

Për të shkuar në fshatin Kocul nga qyteti i Vlorës të duhen 1 orë e 30 min, edhe pse nuk është më shumë se 30 km larg. Rruga e shkatërruar e vështirëson mbërritjen në këtë fshat me 150 shtëpi. Por rruga, përballë dramës që të shfaqet në shtëpitë e fshatit, duket të jetë problemi më i vogël.

Një problem shqetësues është edhe shembjet e banesave. 5 banesa janë shembur, dhe më shumë se 30 të tjera janë të pabanueshme nga dëmtimet, çarjet e mureve dhe themeleve kanë detyruar banorët të largohen dhe të strehohen tek të afërmit e tyre .

Koculi shtrihet në një zonë të pasur me naftë si dhe pranë minierës së Selenicës. Por ajo çfarë duhet t’i jepte begati zonës, duket se është kthyer në një mallkim.

Banorët fajësojnë shfrytëzimin pa kriter të këtyre burimeve nëntoksore për demet. Nëse katastrofa nuk ndalet thonë ata, fshati rrezikon të fshihet nga harta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA