Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në tregun e Milotit, Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për 35-vjeçaren Violeta Donaj, gruan që vrau bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj.
ë Gjykatë shfaqi pendesë për krimin e rëndë dhe ka shpërthyer në lot. Violeta Donaj është shprehur përpara trupës gjykuese se burri e keqtrajtonte dhe luante bixhoz, prandaj edhe kishte ndërmarrë aktin ekstrem në orën 7.10 të mëngjesit të së dielës. Violeta ishte e tensionuar teksa ka konfirmuar gjeneralitetet per gjyqtarin Ded Miri, ndërsa ajo ka thënë se armën e ka gjetur tek dera e makinës.
Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për vrasje si dhe mbajtje pa leje të armëve. Prokurori ka kërkuar gjithashtu që çështja t’ju kalojë Krimeve të rënda në Tiranë si gjykatë kompetente .
Kujtim Donaj kishte humbur shuma të konsiderueshme parash duke luajtur bixhoz të shtunën në mbrëmje dhe sipas gruas ky ka qenë shkaku, krahas dhunës fizike, për rrjedhën tragjike të ngjarjes. Më pas, ai kishte shkuar në banesë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke e akuzuar se e tradhtonte.
Pavarësisht pendesës, Gjykata e Kurbinit ka vendosur burg pa afat për 35-vjeçaren Violeta Donaj.
Top Channel