Në sitën e vetingut Ilir Toska, gjyqtari i Apelit të Tiranës është kandidat për KLGJ

19/06/2018 10:36
Foto arkiv

Më 20 qershor është radha e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Ilir Toska për të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vetë KPK në kalendarin e saj bën të ditur se seanca zhvillohet të mërkurën në orën 11.00 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Ilir Toska bashkë me kolegen e tij të Apelit, Nertina Kosova garojnë për të fituar një vend në institucionin e rëndësishëm të reformës në drejtësi, Këshillin e Lartë Gjyqësor, për të përfaqësuar shkallën e dytë të gjyqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA