Mbikalimet ofrojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e këmbësorëve, por ka raste kur ndërtimi i tyre është bërë larg standardeve të duhura, duke u kthyer në problem për qytetarët.

I tillë është edhe mbikalimi në segmentin Plepa-Shkozet të Unazës së Durrësit.

“Shumë keq është. Vetëm prej shkallëve që dalin aty ku nuk duhet ka vdekur një vajzë.

Banorët ndjehen të izoluar dhe shpesh të rrezikuar edhe për shkak të vonesave që u krijohen nga marrja në kohë e shërbimit shëndetësor për të sëmurët, ndërsa për invalidët, personat me aftësi të kufizuara që lëvizin me karrocë me rrota, mbikalimi është krejtësisht i papërdorshëm.

“Të venë rampa për invalidët ose të mundësojnë një rrugë dytësore. Jemi si lagje të persekutuarish. Një karrocë, një të sëmurë nuk ke ku e çon. Del direkt në rrugë”, thonë banorët.

Ndërkohë në të dyja anët e tij, pjesët e poshtme të mbikalimit janë kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA