Një makinë Tesla me bateri, në pronësi të regjisorit televiziv britanik, Michael Morris, u përfshi nga flakët pasditen e të shtunës në Los Angeles.
Fatmirësisht në makinë ndodhej vetëm regjisori Morris, që u sinjalizua nga një çift kalimtarësh dhe doli menjëherë nga makina. Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e regjisorit britanik, Mary McCormack, që postoi edhe një video të makinës, teksa kishte marrë flakë.
“Tesla, kjo i ndodhi bashkëshortit tim dhe makinës së tij sot. Nuk është aksident. Falënderojmë çiftin dashamirës që lajmëruan tim shoq të zbresë nga makina dhe gjithashtu falënderoj zotin që 3 vajzat e mia të vogla nuk ishin në makinë”, shkruante në Twitter, bashkëshortja e Michael Morris.
Vetë Tesla pranoi ngjarjen dhe tha se do të studiohet me imtësi ky rast, pasi është tërësisht i pazakontë. Më herët inxhinierët e kësaj makine kishin thënë se merr flakë shumë më rrallë se makinat me karburant.
@Tesla This is what happened to my husband and his car today. No accident,out of the blue, in traffic on Santa Monica Blvd. Thank you to the kind couple who flagged him down and told him to pull over. And thank god my three little girls weren’t in the car with him pic.twitter.com/O4tPs5ftVo
— Mary McCormack (@marycmccormack) June 16, 2018
Top Channel