Lajmet kryesore të ditës, 17/06/2018 – Ora 13:00

17/06/2018 13:04

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

TSIPRAS E ZAEV VULOSIN EMRIN
Kryeministrat Tsipras dhe Zaev nënshkruan në një qytezë greke marrëveshjen e përbashkët për emrin e Republika e Maqedonisë së Veriut, që I jep fund konfliktit të tre dekadave me sdy vendeve.

NIS NDËRTIMI I RRUGËS SË ARBRIT
Ka nisurt ndërtimin rruga e arbrit, për pjesën që mbeti e pambyllur nga investimet e bera më parë si pjesë e paketës një miliardë euro dhe që do ndërtohet me partnetitet publik privat.

AKUZA PËR KORRUPSION PËR 25 PUNONJËS
25 punonjës të Hipotekës dhe Aluiznit janë dërguar për ndjekje penale nga Ministria e Drejtësisë me akuzën e korrupsionit gjatë kohës 16 prill – 30 maj 2018

ODISEJA E “AQUARIUS” MERR FUND!

Anija e refuzuar fillimisht nga Malta dhe më vonë nga Italia, është ankoruar në brigjet spanjolle ku 629 refugjatët në bord morën ndihmën e parë nga grupet e emergjencave në Portin e Valencias.

NDESHJET E BOTËRORIT
Janë tre ndeshje që luhen sot në kampionatin botëror. Kosta Rika – Serbi në orën 14:00, Gjermani – Meksikë në orën 17:00 dhe Brazil – Zvicër në orën 20:00

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA