Francë, gruaja thërret “Allah akbar” dhe plagos dy persona me thikë

17/06/2018 14:40
Foto Ilustruese

Një tjetër akt terrorist është regjistruar në Francë, mesditën e të dielës, teksa një grua ka plagosur me thikë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në një supermarket, në qytetin francez të Toulonit, teksa gruaja ka sulmuar personat, pasi ka thirrur “Allahu Ekber”. Të dy të plagosurit janë në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Prokuroria e Toulonit thotë se nuk kishin skedulime për gruan që kreu sulmin, ndërsa ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist, apo me një njeri me probleme mendore.

Aktualisht gruaja është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, ndërsa po bëhen kontrolle në banesën e saj, për të parë nëse ka lidhje me terrorizmin apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA