Brexit, May “frikë” nga parlamenti: Shpresoj të respektohet vullneti i popullit

17/06/2018 13:43

Kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Parlamentit të mos bllokonte procedurat e shkëputjes nga Bashkimi Europian.

Ky apel vjen në një kohë kur në Parlament pritet të kalojë për miratim legjislacioni që do t’i japë fund njëherë e mirë, anëtarësisë së Britanisë së madhe në BE.

“Ne duhet ta njohim rolin e parlamentit, por të sigurohemi që duart e qeverisë nuk mund të lidhen në negociata dhe se parlamenti nuk do të përmbysë vullnetin e popullit,” tha Maj për BBC-në.

Disa ditë më parë, në përgjimin e një darke private të Ministrit të Jashtëm britanik, Boris johnson, ky i fundit pranonte se ““Brexit” është i pakthyeshëm, por ekziston rreziku që të mos jetë ai që dëshiron Britania”.

“Duhet të përballemi me faktin se gjërat mund të ngatërrohen keq. Por, dua që askush të mos trembet. Gjithçka do të shkojë mirë në fund”, dëgjohet të thotë ministri i Jashtëm britanik.

Gjithashtu Johnson paralajmëroi se shumë shpejt do të nisë një fazë ku Theresa May do të tregohet shumë më agresive ndaj Brukselit, por para se ta bëjë këtë, duhet të eliminojë rrezikun që mund t’i vijë nga Parlamenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA