Protesta e femrave kundër dhunës. Kritika edhe shoqatave të grave

16/06/2018 15:21

Para se të niste protesta në mbrojtje të grave, Entenela Ndrevataj e leu fustanin me ngjyrë të kuqe. Për të treguar se çdo femër e çdokush që hesht ndaj dhunës rrezikon të vritet.

Duke marrë shkas nga vrasjet së fundmi të Xhulieta Çunit dhe Ardjana Shahollit, studentja e Sociologjisë kishte lëshuar në rrjetet sociale thirrje për protestë.

Ata që e kishin shoqe jo vetëm virtualisht u mblodhën me pankarta që të gjitha me parrulla kundër meshkujve të dhunshëm. Por protestuesja u shpreh edhe kundër shoqatave që duhet të shfaqen jo vetëm gjatë 16 ditëve të fushatave globale kundër dhunës.

“Këtu nuk kemi asnjë përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e grave. As komunikatë nuk bëjnë, thjesht zhvasin fonde”, tha Entela.

Këtë vit janë vrarë 6 gra, kanë marrë urdhër-mbrojtjeje 1275, ndërkohë që janë arrestuar 270 meshkuj për dhunë në familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA