Italia mbyll portet për emigrantët, Salvini: As të mos e provojnë

16/06/2018 18:30

Matteo Salvini, ministri i Brendshëm antiemigracion i Italisë paralajmëroi anijet humanitare që transportojnë emigrantë që të mos përpiqen të ankorojnë në Itali.

Lideri i partisë Lega Nord ishte personi që ndaloi një anije me qindra emigrantë në bord që të ankorohej në brigjet italiane. Anija Aquarius dhe dy anije italiane që e shoqërojnë janë nisur drejt Spanjës për të zbarkuar emigrantët dhe priten të mbërrijnë të dielën.

Ndërkohë, Salvini paralajmërmoi se refuzimi i ankorimit për anijen “Aquarius” do të përsëritet, nëse ajo vendos që të zgjedhë sërish brigjet italiane.

“Ndërsa anija Aquarius shkon drejt Spanjës, dy anije të tjera organizatash joqeveritare me flamuj holandezë kanë mbërritur afër brigjeve libiane. Ne e dimë se Italia nuk do të jetë bashkëpunëtore në biznesin e emigrimit klandestin dhe atyre do t’u duhet që të kërkojnë portet të tjera, ku të shkojnë”, shkroi Salvini në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm i Italisë rikonfirmoi qëndrimin e tij dhe tha se nuk do të jenë OJQ-të e huaja të financuara nga vende të tjera që do të vendosin se kush zbarkon ose jo në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA