Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Presidenti Meta është pritur nga kreu i Bundestatug të Gjermanisë, Dr. Wolfgang Schäuble.
Presidenti Meta u shpreh se çelja e negociatave do të jepte një sinjal pozitiv për të gjitha forcat në rajon. “Çelja e negociatave vetëm do të na ndihmonte më shumë për të adresuar më mirë të gjitha prioritetet dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon”, nënvizoi Presidenti Meta.
Ai vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Duke iu referuar progresit të bërë në përmbushjen e prioriteteve kyçe, Presidenti Meta, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagu gjerman në favor të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u vlerësua premtuese dhe inkurajuese marrëveshja mes qeverisë greke dhe asaj maqedonase për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë dhe u theksua rëndësia e përfundimit të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Top Channel