Në Berlin po krijohet një rezistencë e fortë kundër kancelares. Në konfliktin për politikën ndaj refugjatëve me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, konservatorët e Merkelit marrin mbështetje edhe nga vendet e tjera.
“Ne jemi në gjendje ta bëjmë këtë”. Një fjali, disa fjalë të thëna nga kancelarja gjermane Angela Merkel kur ndodhi kriza e refugjatëve tre vjet më parë. Fjalia u kthye në moto të politikës gjermane të migracionit, por edhe në mollë sherri. Kur në verë 2015, numri i refugjatëve në Evropë arriti kulmin, Gjermania mori vendim të hapte dyert, ndryshe nga çfarë bënë vendet fqinjë.
Me vendimin që mori Merkel mblodhi shumë kritika, edhe mes radhëve të veta. Kritiku më i madh mes tyre: Horst Seehofer, në atë kohë kryeministër i Bavarisë, ndërkohë ministër i Brendshëm në kabinetin e Merkelit.
Kryetari i koservatorëve bavarezë ishte i mendimit se Gjermania nuk është në gjendje ta përballojë këtë. Ai luftoi me të gjthë forcat kundër kursit të Merkelit. Duke qenë kryeministër i Bavarisë, ai kërcënoi në vitin 2015 se do të ngrinte padi në Gjykatën Kushtetuese kundër pranimit të refugjatëve dhe kritikoi hapur kancelaren në një kongres të partisë socialkristiane, CSU. Për të marrë pjesë në qeverisje në nivel federal, CSU vuri si kusht kufizimin e imigracionit.
Seehofer kërkon të ndryshojë politikën për dhënie azili
Tani duke qenë ministër i Brendshëm mund të merret me këtë detyrë, mbase më shumë se e ka për zemër. Skandali për vendimet e manipuluara të azilit të Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve (BAMF) pati shtruar pyetjen, nëse Gjermania nuk ka qenë vërtet e ngarkuar me shtimin e numrit të refugjatëve. Por, sipas njoftimeve të mediave numri i lartë i azileve të dhëna në zyrën e BAMF në Bremen, mund të ketë patur edhe arsye të tjera.
Me një “Masterplan për migracionin”, Seehofer kërkon të ndryshojë politikën e imigrimit dhe të marrjes së azilit në Gjermani. Ndër të tjera Seehofer kërkon që futja e azilkërkuesve të pengohet, nëse këta janë regjistruar një herë në një vend tjetër të BE-së.
Kancelarja Anglea Merkel refuzon zgjidhje që të përfshijnë vetëm Gjermanninë. Ajo i qëndron besnike vendimit të Gjykatës Evropiane që flet kundër kontrolleve sistematike në hapësirën e Shengenit.
Nga ky kundërshtim i Merkelit për planet e Seehoferit shpërtheu grindja që vazhdon mes vitesh midis dy politikanëve. Ministri i Brendshëm refuzoi të prezantonte masterplanin e tij, pastaj pak më vonë bëri të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e nielit të lartë për integracionin që zhvillohet në zyrën e kancelares.
Një “Aleancë e të vullnetshmëve”?
Grindja për çështjen e azilit midis Merkelit dhe Seehoferit godet në zemër të dy partitë motra konservatore. “Përçarje” e quajti këtë kryetari i fraksionit të Unionit, Carsten Linnemann. Në një takim të fraksionit parlamentar Merkel u godit të martën për rezervat e saj ndaj planit të Seehoferit. Kryetari i grupit të partisë CSU, Alexander Dobrindt bëri të ditur se partia e tij do të vazhdojë të këmbëngulë për dëbimin e imigrantëve që në kufirin gjerman, pjesë e masterplanit të Seehoferit.
Por rezistenca kundër kancelares, nuk është duke u formuar vetëm në nivel partie. Seehofer dhe kritikë të tjerë konservatorë të Merkelit kërkojnë të gjejnë aleatë në vende të tjera, si për shembull “koalicionin e atyre që duan”, siç e prezantoi shkurt Seehofer në takimin me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Planet e ministrit të Brendshëm kanë pasoja edhe në Austri, sepse pjesa më e madhe e azilkërkuesve vijnë në Gjermani nga Austria. Kur thotë se kjo nuk përbën problem: “ne presim që këtu të ketë një linjë të përbashkët”. Kurz dhe Seehofer kanë një propozim. Mbas telefonatës me ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, të dy Kurz dhe Seehofer folën në një konferencë shtypi për krijimin e një “Aleancë të të vullnetshmëve” kundër migracionit ilegal.
Ambasadori amerikan flet për një “kthesë konservatore”
Ideja e një “Aleance” të tillë nuk mund të mos jetë e diskutueshme. Kurz është kryetar i partisë së djathtë koservatore austriake FPÖ, Salvini është kryetar i partisë së djathtë Lega. “Aleanca e të vullnetshmëve” është vetëm një pjesë e vogël e konservatorëve të Evropës. Gjatë vizitës së tij në Berlin pati një diskutim kur ambasadori amerikan i dërguar në Gjermani, Richard Grenell donte të ftonte për darkë kryetarët e qeverive të vendeve të tjera.
Grenell pati bërë më parë të ditur në një intervistë me faqen e internetit “Breitbart”, se dëshiron të nxisë një kthim konservator të Evropës. Dhe menjëherë pas ardhjes së tij, u takua me një nga kritikët më të fortë të Merkelit, ministrin e shëndetësisë, Jens Spahn.
Grindja për çështjen e azilit është një temë që bashlon të gjitha forcat konservatore. Edhe vetë kryeministri i bavarisë Markus Söder, e mbështet në këtë temë Seehoferin megjithëse përndryshe ndodhet në konflikt me të. “Kemi të bëjmë me integrimin, migracionin dhe politikën për refugjatët. Kjo është çështja më e rëndësishme politike aktuale,” i tha ai agjencisë gjermane të lajmeve, dpa.”Tek ajo varet edhe zhvillimi i demokracisë në vendin tonë.”
“Në edhe në Evropë do arrihet të krijohet një politikë e përbashkët në politikën ndaj refugjatëve, atëherë kjo do kthehet në “çështje jetë a vdekje”, që do vendosë nëse Evropa do të mbetet e bashkuar,” tha sekretarja e përgjithshme e partisë kristiandemokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.
Pikërisht në këtë pikë ka aleatë kancelarja “Kurajo, për të çuar Evropën përpara,” thotë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në fjalimin e tij për Evropën dhe aleancën me Francën. Presidenti francez pati kritikuar vendimin e Italisë, për të mos pranuar anijen me refugjatë “Aquarius”.Vetë Merkel nuk është përzier në grindjen midis Italisë dhe Francës. Por në Berlin ajo ka bërë të qartë cilat janë parimet e saj themelore.
Top Channel