Kur kanë kaluar vetëm disa orë nga takimi i pazakontë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong-un, një tjetër diskutim i rëndësishëm ka nisur tashmë.
Marrëveshja e arritur mes dy liderëve është kritikuar nga analistët, pasi nuk janë përcaktuar afate dhe detaje, që lidhen me periudhën e denuklearizimit dhe mënyrën e verifikimit.
Gjithsesi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk i cilësoi shqetësuese këto detaje dhe dha afatet paraprake të arritjes së denuklearizimit.
Nga Koreja e Jugut, në një konferencë shtypi, Pompeu theksoi se procesi i çarmatosjes dhe denuklearizimit synohet të arrihet brenda vitit 2020, pra për një periudhë prej rreth 30 muajsh.
Ai tha gjithashtu se Kim Jong-un ishte i qartë tashmë mbi nevojën për të verifikuar hap pas hapi, se si po ecën ky proces, që pritet të fillojë nga dita në ditë.
Top Channel