Çfarë duhet të dini për udhëtimet brenda dhe jashtë vendit në vitin 2026
Akulli në Antarktidë po shkrin me një ritëm më të shpejte se kurrë më parë tregon studimi më i fundit mbi kontinentin e bardhë.
Nëse nuk merren masa urgjente, pasojat e rritjes së nivelit të detit mund të jenë katastrofike për qytetet anembanë botës.
Raporti i hartuar nga shkencëtarë britanikë e amerikanë tregon se shkrirja e shtresës së akullt të Antaktidës është tre herë më e lartë këto 5 vitet e fundit. Në çerek shekulli, thonë ata, humbja e akullit është tre trilionë tonë.
Nëse kjo situate vazhdon, dekada e ardhshme mund të sjelle një rritje të detit me 1 metër deri në vitin 2070. Parashikimet janë thuajse apokaliptike, sepse flitet për rrezikun e një shembjeje të të gjithë shtresës në fjalë e atëherë, deti do të rritej me gati 3,5 metra.
“E kemi dyshuar me kohe se ndryshimet e klimës do të ndikonin tek shtresat e akullit polar, thotë profesor Andrew Shepherd o universitetit të Leeds dhe autor kryesor i studimit. Fale sateliteve në hapësirë, shpjegon ai, ne tani mund ta gjurmojmë humbjen e shtresës akullnajore me një saktësi të madhe e të shohim dhe kontributin e saj tek niveli global i deteve”.
Niveli i shkrirjes, për Shepherd, është befasues. Studimi i botuar në revistën “Nature” është realizuar me bashkëpunimin e 88 shkencëtarëve nga 44 organizata ndërkombëtare dhe pretendon se është më i detajuari aktualisht për gjendjen e akullit në Antarktidë.
Top Channel