Kryeministri australian kërkon ndjesë për fëmijët e abuzuar seksualisht

14/06/2018 13:58

Kryeministri australian Malcolm Turnbull njoftoi se do të ofrojë një ndjesë zyrtare gjatë këtij viti për fëmijët viktima të abuzimit institucional seksual.

Ndjesa zyrtare, parashikuar të paraqitet më 22 tetor është rezultat i një hetimi pesë vjeçar që mblodhi dëshmi nga mijëra viktima që kanë pësuan abuzim të tmerrshëm në kisha dhe institucione shtetërore, përfshirë shkollat, jetimoret dhe grupet rinore.

Zoti Turnbull tha se qeveria do të miratojë 104 prej 122 rekomandimeve të dala nga procesi hetimor, i njohur si Komisioni Mbretëror, ku përfshihet dhe krijimi i një zyre kombëtare për sigurinë e fëmijëve si dhe kompesimi financiar i viktimave.

“Tashmë që kemi zbuluar të vërtetën tronditëse, duhet të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të nderuar trimërinë e mijëra njerëzve që denconcuan”, u tha sot gazetarëve në Canberra kryeministri Turnbull.

Ndër 18 rekomandimet që janë ende në shqyrtim është dhe një propozim që urdhëron priftërinjtë katolikë të informojnë forcat e zbatimit të ligjit për raste të abuzimit me fëmijët të mësuara gjatë seancave të rrëfimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA