Bisedime ushtarake, dy Koretë sërish në tryezë

14/06/2018 10:56

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut zhvilluan bisedime ushtarake për herë të parë pas më shumë se një dekade, dy ditë pasi presidenti Donald Trump u takua me liderin korenoverior Kim Jong-un dhe pasi anuloi stërvitjet e përbashkëta ushtarake me jugun.

Bisedimet ushtarake të zhvilluara në rang gjeneralësh u mbajtën në fshatin kufitar të armëpushimin Panmunjom në zonën e çmilitarizuar.

Megjithëse ndalimi i stërvitjeve të përbashkëta i zuri në befasi koreanojugorët, Seuli tha se ky zhvillim i shërben dialogut me Korenë e Veriut. Bisedimet ushtarake ishin planifikuar në maj, por u shtynë. Palët në bisedime thanë se takimi ishte konstrutiv pa dhënë shumë detaje, megjithëse vetë fakti që u ulën në një tryezë konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm.

Gjenerali Ahn Il-san nga Koreja e Veriut tha se palët duhet të punojnë për të pakërcyer pengesat e ardhshme, duke marrë shembull samitin mes Trump dhe Kim Jong-un.

Në të njëjtin kuadër, homologu i tij koreanojugor Kim Do-gyun, tha se takimi shërbeu për uljen e tensioneve dhe për përcaktimin e një takimi të ardhshëm në rang ministrash. Diskutimet përfshinë edhe vendosjen e një linje telefonike mes dy ushtrive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA