Pesticidi metolim, tepër i rrezikshëm në sasi të mëdha, Top Channel e gjeti në disa farmaci bujqësore në të gjithë Shqipërinë.
Paketa që ne gjetëm është metanate 90, një kimikat i ndaluar prej disa vitesh që të përdoret në Shqipëri, megjithatë sasi të konsiderueshme janë futur kontrabandë dhe po përdoren gjerësisht.
Që ky kimikat është kontrabandë e pranuan zyrtarisht edhe specialistët e Ministrisë së Bujqësisë.
Kimikati që lejohet të përdoret në Shqipëri është me lëndë aktive 25. Po çfarë thone direktivat e Bashkimit Europian për këtë kimikat? Në vitin 2009, pas një hetimi ka dalë një direktivë.
“Të dhënat e reja dhe informacioni i ri janë dorëzuar në dosjen e re dhe është bërë një vlerësim i ri, siç është përfshirë në raportin shtesë dhe në Raportin Shkencor të EFSA (European Food Safety Authority) për methomyl. Si pasojë, u tregua se nivelet e pranueshme të ekspozimit të methomyl-it mund të arrihen nëse pajisjet mbrojtëse, përveç asaj të referuar në dosjen origjinale, janë të veshura. Sa i përket rrezikut për punëtorët dhe kalimtarët, është sqaruar se nuk priten rreziqe të papranueshme nga përdorimet e mbështetura në dosjen e ridorëzuar”, thuhet aty.
Ndërsa në direktivën e vitit 2010 nga Bashkimi Europian vendosi ta ndalojë përdorimin e metomilit. Më pas në vitin 2011 ai është lejuar të përdoret deri në vitin 2019, por gjithnjë behet fjalë për methomyl me lendë aktive 20.
Ndërsa, në Shqipëri në çdo farmaci bujqësore gjetëm vetëm methomyl me lendë active 90, i cili hyn kontrabandë nga Kosova. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Ministria e Bujqesisë.
Ndërkohë, në listën e pesticideve të regjistruara, miratuar në mars të 2018 Ministria e Bujqësisë ka lejuar që në vendin tonë të tregtohet methmomyl me lëndë active 25.
Efekti toksik i methomyl 90 është tepër i rrezikshëm. Shefi i shërbimit toksikologjik, Zihni Sylaj tregoi për Top Channel se ky pesticid mund të shkaktojë çrregullime të rënda, nëse hyn në trupin e njeriut nëpërmjet ushqimeve dhe nëse merret në masë të madhe të vret.
Top Channel