Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, dënon agresivitetin izraelit ndaj palestinezëve

14/06/2018 00:03

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka dënuar me forcë sjelljen agresive të Izraelit kundër civilëve palestinezë në protesta.

Ajo i ka kërkuar kreut të OKB-së, Antonio Guterres, që të rekomandojë një mekanizëm ndërkombëtar mbrojtjeje, për palestinezët dhe territorin e tyre.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi edhe një rezolutë për këtë çështje, e cila mori 120 vota pro, 8 kundër dhe 45 abstenime.

Kjo rezolutë u dërgua në Asamble nga Turqia, Algjeria dhe palestinezët, pasi më herë të një e ngjashme ishte bllokuar me veto nga Këshilli i Sigurisë i kombeve të bashkuara, i përbërë nga 15 anëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA